Prej dy javësh Fifi është larguar nga “Big Brother VIP”, megjithatë mungesa e saj ndihet jo vetëm te publiku por edhe te banorët. Donaldi është ai që e ka përmendur më shumë Fifin. Madje në një bisedë mbrëmjen e djeshme tha se e mendonte atë si fituese të reality show dhe energjia që kishin së bashku ishte e veçantë.

Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata patën diskutuar që të bënin një tatuazh, e madje ishte Donaldi ai i cili filloi ta thërriste Fifin – “Filoqyl”. Fifi i premtoi aktorit se do e bënte edhe tatutazh këtë pseudonim.

Dhe me të dalë nga “Big Brother” ajo e ka mbajtur premtimin. Sot përmes një video në Instagram, Fifi tregoi se ka shtuar edhe një tatuazh të ri në trup dhe që është pikërisht emri “Filoqyl”. Teksa e ka ndarë me ndjekësit e saj i ka bërë tag edhe Donaldit i cili nuk mund ta shohë tani por me siguri kur ta mësojë do i pëlqejnë shumë.

Një gjest sa i çmendur aq edhe i bukur nga ana Fifit. Duket se një miqësi e fortë është krijuar mes dy prej protagonistëve më në zë të këtij “Big Brother”.

Artikulli paraprakMETA DEKORON ME TITULLIN E LARTË “MJESHTËR I MADH” TRE ISH-FUTBOLLISTË TË VITEVE ’80
Artikulli tjetërSITUATA E COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP SHIFRAT