Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Big Brother, por disa ditë më parë ajo njoftoi një vendim që nuk pritej, largimin nga shtëpia. Sëfundmi Fifi ka treguar në rrjetin e saj social në Instagram, se çfarë i dhembi më shumë nga dalja e shtëpisë. Ajo shkruan se e kanë prekur mesazhet negative që kanë marrë familjarët e saj.

“Rrugëtimi im ka bo që ca njerëz të ikin vetë nga lista e fakefriends-ave. Kjo m’ka bo mua të ndihem mirë në fakt

Ajo që më ka dhembur janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi, duke i ofenduar sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurave. Mesazhe super negative mos të them edhe kërcënuese.

Nuk pretendoj të më duan se do ishte idiotësi, po të shkonin deri në atë pikë as atë se besoja kurrë”, ka shkruar Fifi.