Një Vit i Ri vjen gjithmonë me optimizëm për të ardhmen dhe shpresë për ndryshim. Pikërisht ky fillim “i ri” na jep një mundësi për të përmirësuar veten dhe jetën tonë, na jep mundësi të lëmë pas çdo gjë nga e shkuara dhe të shohim vetëm të ardhmen e ndritur.

Fillimet janë një dhuratë për të gjithë ne dhe ndaj duhen shfrytëzuar!

Ja disa këshilla si të nisni një Vit të Ri plotë motivim…

1. Le të lëmë pas çdo gjë nga e shkuara…

Një fillim i ri nënkupton gjithmonë gjëra te reja. Si mund të mirëpresësh diçka të re kur mendja jote është fokusuar te gjërat negative nga e shkuara? Lësho pas çdo problem, çdo dështim dhe çdo frikë nga e shkuara. Jeto tani!

2. Le të vendosim se çfarë ka rëndësi sot për ne?

Harroni qëllimet e vitit të kaluar dhe në vend të kësaj pyesni vetëm, “çfarë dua unë sot”?

Çfarë ka për ju rëndësi tani? Çfarë ju apasionon? Çfarë ju bën të ndiheni të lumtur dhe të plotësuar sot?

Vetëm kjo ka rëndësi, e tashmja dhe ndaj duhet të fokusoheni te ajo.

3. Hiqni shpërqendrimet dhe përqendrohuni!

Mundohuni të largoheni nga gjërat e parëndësishme që ju marrin vëmendjen gjatë ditës, si interneti. Largohuni për pak kohë nga bota e rrjeteve sociale dhe përqendrohuni te jeta reale, jetojeni atë dhe shijoni çdo minutë të saj.

4.Gjeni lumturinë TANI!

Mos e shikoni lumturinë si diçka që do të vijë pas përmbushjes së një qëllimi të caktuar, apo pasi të keni mbledhur një sasi të konsiderueshme parash. Lumturia është tani dhe nuk ka nevojë të plotësosh kushtet e vendosura nga ty për të ardhur. Lumturia është tani, jetoje atë.

5. Përmirësoni veten çdo ditë!

Çdo ditë duhet të bëjmë gjëra që na bëjnë të lumtur dhe njerëz më të mire.

Çdo ditë është një fillim i ri, jo vetëm për 1 janar ndaj jetoje TANI!