Blogerja Sarah Berisha ka vendosur që të mos nxitohet në lidhje me Pajtimin (Dj PM), pasi konkurrenti i “Big Brother VIP” i shprehu hapur pëlqimin.

Ajo i tha djalit nga Kosova se nuk ka ardhur në këtë lojë për të gjetur një partner.

Por, pas ardhjes së Antonela Berishës, ish-konkurrentes së “Për’puthen” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se gjërat po ndryshojnë. Kur Antonela pyeti nëse ka shtrat të lirë për të, ishte Pajtimi dhe Arbri ata që iu përgjigjën.

Krevati i Pajtimit ndodhet pranë atij të Donaldit dhe të Sarës. Gjatë bisedës, artisti iu drejtua Donaldit me fjalët: “E kam dashninë afër”.

Kjo “deklaratë” nxiti Sarën që të reagonte, duke nënkuptuar se deri në atë moment, besonte se ishte ajo arsyeja pse Pajtimi zgjodhi të flinte në atë krevat.

Pjesë nga biseda:

Antonela: A flini afër me krevate?

Arbri: Jo. Kur kemi ardh ne, kanë qenë vetëm dy shtretër të lirë, kanë qenë larg njëri-tjetrit.

Pajtimi: E kam dashninë afër (i drejtohet Donaldit).

Arbri: Edhe dashninë tjetër (i drejtohet Sarës).

Sarah: Pse për Donaldin ke ardh aty ë? Ë, maskara! Ik fli me Donaldin tani!

Artikulli paraprakJA ÇFARË DËSHIRE SHPREH FIFI GJATË DISKUTIMIT ME BEATRIXIN !
Artikulli tjetërNDALON FISHEKZJARRËT NATËN E VITIT TË RI, JA SE KU !?