Bashkia Shkodër ka nisur investimin në rrugën “Hysaj” ne fshatin Golem në Njësinë Administrative Rrethina, një prej lagjeve më të vjetra të zonës, ku prej dekadash mungonte infrastruktura bazë.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë ku falë këtij investimi merr tashmë një pamje krejt tjetër.

Kryebashkiaku falenderoi banorët për bashkëpunimin pasi kanë qenë këta të fundit të cilët kanë liruar hapësirat për ti dhënë mundësi që rruga të jetë e ndërtuar në standarte.

Janë në total 13 mure rrethuese të cilat janë shembur në dakordësi të plotë me komunitetin, ndërkohë që paralelisht do të punohet edhe për zhvendosjen e shtyllave të energjisë elektrike që pengonin zgjerimin e rrugës.

Artikulli paraprakKONFERENCË PËR LUIGJ GURAKUQIN
Artikulli tjetërBRIGJET E KIRIT NËN “PUSHTETIN” E MBETJEVE