NËPËRMJET FILMIMEVE, MESAZH I QARTË PËR TË GJITHË PËR TË MBROJTUR MJEDISIN. Presenca e OSBE-se ne Shqiperi ne bashkepunim me Tirana Ekspres, kane shfaqur ne Shkoder, dokumentarin e titulluar “74 KM”

 rreth ndotjes se lumit Ishem dhe lumenjve te tjere ne Shqiperi, me qellim ndergjegjesimin dhe marrjen e masave per parandalimin e metejshem te kesaj ndotjeje. Ky dokumentar eshte prezantuar prane zyres se BE ne Shkoder, ku organizatoret deklaruan se ky dokumentar synon ndergjegjesimin e qytetareve qe te mbrojne lumenjte dhe mjedisin si pjese e rendesishme e jona. Ky dokumentar ka si  simbolike zbatueshmerine  e “EU acquis” ne fushen e legjislacionit mjedisor, sic eshte Direktiva Kuader e Ujit dhe Direktiva Kuader e Mbetjeve, te cilat Shqiperia i ka perfshire ne legjislacionin e brendshem.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/uh9iGBSA3ro” frameborder=”0″ allowfullscreen ]