Është shfaqur për herë të parë në kinema “Republika” filmi dokumentar “Marubi, la memoria della luce”. Ky film, me regji të Tomas Sheridan sjell një pjesë të jetës së Pietro Marubit në Piacenca, thotë drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë, Luçian Bedeni ndërsa shton se për muzeun ky material është shumë i rëndësishëm pasi sjell një ridimensionim të historisë së Pietro Marubit.

Bedeni shton se edukimi i brezave është një nga objektivat e muzeut “Marubi” për afrimin e të rinjve përmes këtyre aktiviteteve.

Filmi dokumemtar “Marubi, la memoria della luce” është realizuar para disa kohësh ne Shkodër ndërsa publiku i gjerë u njoh me një pjesë të jetës së historisë dhe kontributit të jashtëzakonshëm të Pietro Marubit.

Artikulli paraprakLOJËRA POPULLORE FEST 2024
Artikulli tjetërLEZHËS I RIKTHEHET KOSTUMOGRAFIA E PASUR