
Filmi “Nji prej nesh” i regjisorit shkodran Ergys Meta u shfaq në kinema Millenium në Shkodër pas premierës ndërkombëtare në festivalin e Cottbusit në Gjermani dhe shfaqjes në Tiranë. Filmi “Nji prej nesh” tregon historinë e Sulës, një polic i cili vuan nga çrregullimet stresit post-traumatik. Ky personazh tenton të jetë i drejtë në punën e tij si polic në një qytet ku korrupsioni ka kapur majat dhe në fund vepron si gjithë të tjerët. Regjisori Ergys Meta përmes këtij filmi kërkon të denoncojë realitetin e hidhur të shoqërisë shqiptare.
Aktorja shkodrane Sebina Matlija e cila është pjesë e këtij filmi shprehet se në Shkodër shoqëria nuk reagon ndaj padrejtësive.
Regjisori dhe aktorja shkodrane shprehen se realizimi i filmave në Shqipëri është një mision shumë i vështirë. “Nji prej nesh” u desh 7 vite që të realizohej.
Në filmin “Nji prej nesh” luajnë aktorët Alban Ukaj, Kasem Hoxha, Alfred Trebicka, Sebina Matija dhe Enkel Gurakuqi ndërsa ky film është bërë pjesë e disa festivaleve ndërkombëtare të kinematografisë.






