Finalizohet “Ice Man”, arrestohet 28-vjeçari

I shpallur në kërkim për “Vjedhje me armë” që prej 8 qershorit të vitit të shkuar, policia e Shkodrës ka vënë në pranga gjatë së martës shtetasin * Astmer Bilali, 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shteasi erdhi gjatë operacionit “ICE MAN” për të cilin policia thote se u finalizua me sukses. Më datë 31.01.2017, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për vendodhjen e shtetasit në kërkim, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “ICE MAN”. ASTMER BILALI AKUZOHET PËR “VJEDHJE ME ARMË” Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e Mabës së Lezhës, i strehuar në një banesë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë pasi D.V.P Shkodër më datë 08.06.2016 e ka shpallur në kërkim me urdhër nga Prokuroria Shkodër me vendim nga Gjykata Shkodër, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë” parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakKUPA, BICAJ: VLLAZNIA SYNON FITOREN NDAJ TEUTËS
Artikulli tjetërDENOHET ME 6 VITE BURG I RIU QË SHTYPI NËNËN QË SHPËTOI DY FËMIJËT