Finalizohet me sukses operacioni i koduar ” Nënkalimi ” Sekuestrohen 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis – sattiva. Arrestohet një shtetas në flagrancë

 

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative , nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : Eduard Aliu, 21 vjeç, banues në Kurbin Në Milot tek vendi i quajtur ” Nënkalimi” , në mjetin e tij tip Volkswagen me të cilin po udhëtonte, i’u e gjetën e sekuestruan në cilësinë e proves materiale 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis – sattiva gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.