Nga shërbimet e DVP Shkodër në bashkëpunim dhe me Forcat Lëvisëse Operacionale të Shkodrës është finalizuar megaoperacioni i koduar “THUNDER”

në zonen e komunës Pult në Shkodër, ku si rezultat i veprimeve në terren në disa fshatra është arriturr si më poshtë : Më datë 24.08.2016 nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër duke bashkërenduar punën me Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të të dhënave, është organizuar puna duke ushtruar kontroll në fshatin Plan, Njësia-Administrative Pult Shkodër. Janë asgjesuar me anë të djegies 15 752 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në 70 parcela, te cilat ishin në gjatësi nga 1.5 deri deri në 2 m, të cilat ishin mbjellë në zona me një terren jashtezakonisht të thyer malor. Nderkohë jane duke u zhvilluar hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve. Gjithashtu nga autoritetet e DVP Shkodër, bëhet me dije se do të vijojnë pa nderprerje aktivitetet për asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara në të gjithë territorrin e saj, duke ndjekur gjithashtu dhe punën policore e hetimore për identifikimin e organizatorëve dhe vërtetimin me prova ligjore të aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSUPERKUPA E SHQIPERISE, KUKESI RREMBEN TROFEUN
Artikulli tjetërITALIA NË GARË ME KOHËN PËR TË SHPËTUAR JETË, DERI TANI MBI 160 VIKTIMA