Tre persona janë arrestuar në Shkodër për prodhim dhe shitje lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Sipas policisë, shtetasit Binak Arra, 41 vjeç, Agostin Stenaj, 21, dhe Gjin Livalli, u kapën në vendin e quajtur Stom Golem, në fushën e aviacionit në qytetin e Shkodrës. Gjatë operacionit të koduar “Vuksanaj” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 76.5 kg bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 240 200 lekë të reja dhe një automejt tip Land Rover me targë AA 684BF. Materialet i kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprimet e mëtejshme.