Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Memory”, duke arrestuar një 22-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 10 vite burgim.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu, së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022 kanë hyrë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik, ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Arrestimi i shtetasit A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, u bë i mundur pas kontrolleve intensive të kryera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.
Gjykata e Shkodrës e ka dënuar 22-vjeçarin me 10 vite burg për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRAMA:BALLUKU KËRKOI 3 HERË DORËHEQJEN,PRESIM KËSHILLIN E MANDATEVE
Artikulli tjetër“URA E MESIT”, NJË VEPËR E RALLË ARKITEKTONIKE