Ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të mejshtrit të madh të humorit Zef Deda finalja e konkursit “Fjala Artistike” në qendrën kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija”. Në këtë konkurs morën pjesë nxënës nga të gjitha shkolla publike dhe jopublike në territorin e bashkisë Shkodër tregoi drejtorja Orjeta Kelaj, duke bërë që të ketë një përfshirje të madhe të fëmijëve.

Ndërkohë, anëtari I jurisë, shkrimtari I njohur shkodran Xhahid Bushati teksa foli për qëllimet që ka ky konkurs, kërkoi që të punohet më shumë për afrimin e fëmijëve me librin. Arti të edukon dhe i bën fëmijët intelektualë të vërtetë shprehet ai.

Në fund të konkursit “Fjala Artistike” u ndanë çmimet për nxënësit me interpretimet më të mira në edicionin e këtij viti.

Artikulli paraprakSHKRIMTARI: ELITA POLITIKE VETËM VJEDH ATDHEUN
Artikulli tjetërMUZIKA FOLKLORIKE GJALLËRON LEZHËN