Guxoi të thyente tabut dhe të ndiqte pasionin e saj për boksin kjo është boksieria e parë shqiptare Elsidita Selaj e cila para pak kohësh ishte pjesëmarrëse në një turne ndërkombëtarë ne Bullgari ku arriti të zinte vendin vendin e tretë.

Por tashmë synimi I saj është pjesëmarrja ne një tjetër kampionat I cili zhvillohet në Indi në datën 17 nëntorë ku Elsidita synon që në kthim ajo patjetër të ketë me vetë medalje e pse jo edhe titullin kampione bote. Për të shkuar deri në Indi, asaj i nevojiten rreth 6 mijë euro dhe boksierja shkodrane bashkë me trajnerin e saj Jetmir Kuçi ende nuk i kanë edhe pas tentativave për gjetjen e këtyre fondeve pasi shpenzimet e nevojshme nuk I mbulojë dot personalsiht.

Ndërkohë boksieria shkodrane edhe pse në moshën 17 vjeçare ajo synon që këtë sport për kategorinë që përfaqëson ta ngrejë sa më lart duke marrë parasyshë që në kampionatin ndërkombëtarë në Indi do të jetë përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë. Pavarësisht se akoma nuk dihet nësë Elsidita dhe trajneri I saj do arrijnë të marrin pjesë në këtë kampionat pasi po shpresohet edhe në gjetjen e sponsorve të ndryshëm ajo ndjek stërvitjen në mënyrë rigoroze sëbashku me trajnerin Jetmir Kuçi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA PARA NDESHJES ME SKËNDERBEUN “NO COMENT”
Artikulli tjetërSHKODËR :QARKULLON ME ARMË ZJARRI NË AUTOMJET, ARRESTOHET NË FLAGRANCË NGA POLICIA