Qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Me shtetin si garantues, fondet do të mbështesin investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm dhe inovacion teknologjik.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe guvernatori Gent Sejko, e cilësoi këtë skemë si një hap cilësor për rritjen e eksporteve bujqësore, me synimin për të arritur vlerën e 1 miliard eurove deri në vitin 2030.

‘Falënderoj guvernatorin dhe ekipin e Bankës Qendrore, por edhe të gjithë përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë të pranishëm për një proces që e kemi nisur disa kohë më parë. Sot e kurorzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste, me vendimin e BSH për të hapur një linjë të re financimi me fokus te bujqësia dhe marrëveshjes mes bankës qendrore dhe të nivelit të dytë, në funksion të projekteve. Ky është një hap cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin. Duke pasur parasysh, kemi vendosur objektivin që 2030 eksportet të arrijnë mbi 1 mld euro. I kemi 4 fishuar. Arritja e objektivit për 1 mld euro kërkon një fuqi të shtuar të fermerëve dhe do vijë përmes investimeve dhe rritjes së volumit të sipërmarrjes në fshat.

Siç e preku ministri, sfida e konkurrencës dhe përshtatjes me rregulla dhe standarde dhe më të larta sfidë shumë e madhe. Duhet të jemi shumë të hapur dhe besoj duhet të biem dakord që 2.1% e volumit të përgjithshëm të kredive për këtë sektor, është vërtet shumë pak. Me mirëkuptimin e plotë për ngurrimin, me bindjen që me ndërverpim dhe mbështetje mes bankës qendrore dhe nivelit të dytë shumë arsye të ngurrimit do kapërcehen. Jemi në një moment ku ndjehemi të gjithë së bashku mirë.’

Gjithashtu, ‘Paketa e Maleve’ do të krijojë më shumë mundësi për agro-turizmin, duke garantuar mbështetje shtetërore për pronësinë e tokës dhe lehtësira fiskale.

‘Po ashtu është prioritare, investime, kemi potencial për të rritur volumin e krijuar të zinxhirit të vlerës brenda vendit. Këtu do stimulojmë platformat inovative duke përdorur sa më shumë teknologjinë. Agro-turizmi është një tjetër prioritet. Paketa e maleve krijon një lehtësi të re në raport me kolateralet duke i mundësuar atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale, që të kenë garanci të plotë për investimin e tyre, në një proces shumë të shpejtë të njohjes së drejtës për përdorimin e tokës dhe fitimin e titullit të pronësisë.

Është një marrëdhënie ku futet shteti dhe e garanton shteti, duke u bazuar te dokumenti i dhënë nga pushteti vendor për vërtetësinë e titullit të trashëgimisë, që bën që marrëdhënia e shtetit me individin të jetë kontraktuale me premisën që titulli i pronësisë i jepet investitorit. Kam shumë besim se paketa e maleve do sjellë kërkesë të rritur për agro turizmin. Shohim interesim nga ana e shqiptarëve që janë jashtë për të investuar në zonat e prejardhjes së tyre. Paketa ka shumë atraktivitet. I jep një garanci të plotë për lehtësim 100% nga barra fiskale dhe besojmë do krijojë konkurrueshmëri të shpejtë. Ata që aplikojnë të parët do shpërblehen të parët.’

Skema synon të inkurajojë investime nga diaspora dhe të forcojë konkurrencën në sektorin bujqësor shqiptar.

Artikulli paraprak12 FAMILJE RREZIKOJNË TË NGELIN PA SHTËPI
Artikulli tjetërBANORËT: NDËRHYRJA NË URË E DOMOSDOSHME