Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin që publikoi Zëri i Amerikës ku Rusia ka financuar parti politike në dhjetëra vende, 500 mijë dollarë i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017. Në një takim në Shijak, Berisha tha se PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafias.

“Lexuat sot se në ç’labirinte ishim futur ne si PD, si në filmat e mafias dhe ai nuk bënte hetim të plotë por mendonte si të kapte peng opozitën. Se me një opozitë të marrë peng ai vijonte pafundësisht. Kohët kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe tek qytetarët se ai është armik i lirive të tyre. Realisht hajdut që historia jonë nuk e ka parë kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj është mision i madh për ju e çdo qytetar e demokrat të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij. Nuk i vijmë në pushtet me dhunë kurrë. Por vijmë me votën e lirë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakVENDIMI/ KËSHILLI I MINISTRAVE MIRATON MARRËVESHJEN, HIQEN VIZAT ME KAZAKISTANIN
Artikulli tjetërSULMET KIBERNETIKE NGA IRANI, DASH ZGJERON LISTËN, SANKSIONOHEN DHJETË PERSONA DHE DY ENTITETE: NA SHËNJESTRUAN NE DHE ALEATËT TANË