Në Shkodër u prezantua sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi”. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, dhe rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, firmosën marrëveshjen që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta akademike.
Rektori Hoxha theksoi se pavarësisht fenomenit të largimit të të rinjve, këtë vit është vërejtur një rritje e numrit të aplikimeve. Sipas tij, këtë vit janë rreth 600 aplikantë më shumë krahasuar me një vit më pare.
Ndërkohë, rektori vlerësoi se prania e studentëve të huaj në Shqipëri tyre përbën një element zhvillimi për sistemin arsimor, duke e cilësuar si një avantazh për ndërkombëtarizimin e universiteteve.
Kjo marrëveshje mes universiteteve synon forcimin e bashkëpunimit akademik dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Artikulli paraprakKARAKAÇI: 100 MILION EURO PËR ‘’PORTËN E ALPEVE’’
Artikulli tjetër“DITA E DYERVE TË HAPURA” NË GJIMNAZIN “ATË PJETËR MESHKALLA”