I PRANISHËM AMBASADORI ZVICERIAN DHE MINISTRJA E KULTURËS KUMBARO. Ambasadori i Zvicrës Christoph Graf firmosi bashkë me drejtorin e departamentit të zhvillimit rajonal të fondit shqiptar të zhvillimit Blendi Bushati

një marrëveshje që i jep udhë muzeumit ‘Marubi” në qytetin e Shkodrës. 42 mijë euro do të jepen nga qeveria zviceriane. Minstrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashiaku Lorenc Luka në sytë e ambasadorit nuk mundën ta shmangin debatin politik që lidhej me ndërtesën në pedonale ku do të zhvendoset fototeka “Marubi”… Ambasadori zvicerian vizitoi edhe ndërtesen aktuale të fototekës “Marubi e po ashtu edhe objektin ku do të zhvendoset në të cilin ende nuk kanë nisur punimet edhe pse është shpallur firma fituese dhë në fund u bë një prezantim i projektit të ri dhe u firmos marrëveshja mes palëve. Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf dhe Drejtori i Departamentit të Zhvillimit Rajonal në fondin shqiptar të Zhvillimit Blendi Bushati firmosën në Shkoder marrëveshjen për themelimin e muzeumit “Marubi”, me një vlerë bashkëfinancuese që shkon në 80 mijë euro. Për ministren Mirela Kumbaro bashkimi bën fuqinë. Duke i qëndruar larg dhënies së datave, ajo vlerëson këtë projekt të nisur në Shkodrën e artit e kulturës. Kryebashkiaku Lorenc Luka nuk kurseu një falenderim edhe për qeverinë e shkuar, që sinjalin e parë të këtij investimi të madh e dha duke blerë godinën e re. Më herët ambasadori i Zvicrës dhe delegacioni që e shoqëronte së bashku me partnerët e DLDP-së zhvilluan një vizitë në zyrën e kryetarit të bashkisë Lorenc Luka ku folën për projektet e mbështetura nga qeveria zvicerane dhe vazhdimin më tej të këtij partneriteti. Gjithashtu ato u ndalën tek  godina aktuale e fototekës Marubi dhe tek e reja ku do të zhvendoset shumë shpejt ky muze. Në fund takimet ambasadori i mbylli tek ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime ku është investuar në gjithë këto vite për përmirësimin e rrjetit. Zvicra është një nga partnerët e rëndësishme për qarkun e Shkodres, duke qënë prezente në shumë investime me rëndësi jetike për qytetarët.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/wgX3YBMvZzc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPËRFUNDON KURSI PËR SOMMELIER
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, MBLIDHEN NDIHMA PËR JUGUN