MINISTRJA KUMBARO: PAS SHUMË DEKADASH KY THESAR PO MERR JETË. Shumë shpejt do të nisë restaurimi për ndërtesën e re të fototekës “Marubi”.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ishte në Shkodër për të firmosur memorandumin e mirëkuptimit me kryebashkiakun Lorenc Luka dhe fondacionin amerikan të zhvillimit. Mes ministres e kryebashkiakut nuk mungoi të bërit politikë. Restaurimi i ndërtesës të fototekës “Marubi” pritet ta ndryshojë totalisht muzeun e ri. 55 milion lekë dha qeveria shqiptare për blerjen e ndërtesës, 470 mijë euro fondi shqiptar i zhvillimit dhe 650 mijë dollar fondacioni amerikano-shqiptar për zhvillim me qëllim modernizimin e fototekës kombëtare “Marubi”.