GOKAJ: KEMI MARRË MASAT E DUHURA DHE QYTETARËT JANË NDËRGJEGJËSUARNata e ndërrimit të viteve e deri tani kanë kaluar pa probleme sa i përket incidenteve nga fishekzjarret apo lëndët e tjera plasëse që në raste festash janë tejet të preferuara nga qytetarët, sidomos nga fëmijët.

Juristi I repartit të zjarrëfikësve Jetmir Gogaj thotë se nuk ka patur asnjë rast ndërsa një shtëpi në lagjen Tepe dhe një territor pyjor në fshatin Spathar të Vau Dejësit janë djegur por jo si shkak i lëndëve plasëse.Vitet e kaluara ka patur raste kur persona të ndryshëm janë dëmtuar nga fishekzjarret ndërsa këtë vit duket se ndërgjegjësimi dhe masat e ndërmarra kanë bërë që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/TUE3mJgNnyA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]