Shtëpinë e ndërtuar nga gjyshi në vitin 1950 e restauroi, duke e rikthyer në vend prites për turistet.Gëzim Prenga është një prej të rinjeve në fshatin Fishtë, i cili provoi emigracionin, por u rikthye dhe e krijoj jetesen në vendlindje.I frymëzuar nga vemendja që ka marrë zona në turizem, Gëzim Prenga vendosi të investoje dhe sot është mjaft i kanaqur me atë çfarë ka realizuar.Në këtë shtëpi pritëse për turistet e cila ka 4 dhoma janë vetëpunësuar e gjithë familja dhe të ardhurat janë të kanaqshme, thotë Gëzim Prenga.
Numri gjithnjë në rritje i turisteve në Fishtë të Lezhës, por edhe në fshatrat përreth po nxit banoret vendas që të ndërtojnë bujtina.Vetem gjatë viteve të fundit janë hapur 10 të tilla, duke ndikuar pozitivisht në ekonomine familjare të vendasve.
I kthyer në atraksion turistik gjatë dekadës së fundit, referuar statistikave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet nga mbi 100 mijë turiste në vit, ndaj dhe shtimi i njesive akomoduese po shihet si domosdoshmeri.