
Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij, jo vetëm bregdeti, por edhe fshatrat me vlera historike, kulturore dhe kulinare po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë. Një prej tyre është Fishta e Lezhës, e cila është kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara të zonës. Vetëm 15 kilometra larg qytetit të Lezhës, ky fshat mirëpret çdo ditë vizitorë nga e gjithë Shqipëria, por edhe turistë të huaj, të cilët zgjedhin ta vizitojnë për qetësinë, natyrën, historinë dhe traditën që ofron.
Rritja e numrit të turistëve ka sjellë zhvillim edhe për ekonominë lokale. Vendasit kanë investuar vit pas viti në hapjen e bujtinave dhe strukturave akomoduese, të cilat sot presin vizitorë gjatë gjithë vitit.
Në vitet e fundit, Fishta është shndërruar në një model të zhvillimit të turizmit rural, duke kombinuar trashëgiminë kulturore me agroturizmin dhe kulinarinë. Fluksi i lartë i vizitorëve tregon se interesi për destinacionet autentike po rritet nga viti në vit.
https://youtu.be/S6v02lXdgQk






