Fishta e Lezhës u kthye në një qendër festive me organizimin e një eventi të veçantë me rastin e Pashkëve – Kampionati i Vezës së Pashkës. Banorë të zonës dhe vizitorë nga vende të ndryshme u bënë pjesë e këtij aktiviteti plot ngjyra, lojëra dhe atmosferë festive.

Garat u zhvilluan me shumë emocion dhe entuziazëm, ndërsa fituesit u shpërblyen me premio tërheqese, çmimi i parë: 500 euro, ndërsa çmimi i dytë dhe i tretë me nga dy shporta me produkte tradicionale.

Për pjesëmarrësit, çmimi më i madh ishte gëzimi i ndarë me njëri-tjetrin, ngrohtësia e komunitetit dhe mundësia për të rikthyer traditat e vjetra me një frymë të re.

Kjo iniciative e ndërmarrë nga sipermarrësi i njohur Altin Prenga synohet të kthehet në traditë të përvitshme, me pjesmarrje më të gjerë.

Aktivitete të tillla promovojnë edhe më shumë kulturen lokale dhe tërheqin më shumë vizitor në fshatin Fishtë, i cili është kthyer në një destancion mjaft të pëlqyer turistik nga vendas dhe të huaj.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E PAPA FRANÇESKUT, RAMA MBAN NJË MINUTË HESHTJE NË TAKIMIN NË KAVAJË: ISHTE NDRYSHE, ISHA NJË RAPORT PERSONAL ME TË
Artikulli tjetërNISIN RIATDHESIMET NGA KAMPI I GJADRIT