Në fshatin Fishtë të Lezhës përmes një tryeze të rrumbullakët u përkujtua misionari italian Pier Paolo Ambrosi i cili për 30 vite kontribuoi për Shqipërinë duke nisur me CARITASIN e më pas si drejtues i VIS Albania. Në Fishtë të Lezhës u zhvillua aktiviteti me temë “Qasja Komunitare për Zhvillimin Njerëzor dhe të Qëndrueshëm të Zonave Rurale dhe të Margjinilizuara”

kushtuar veprimtarisë së madhe të Pier Paolo Ambrosit i cili me projektet e tij përmes VIS Albania i dha një zhvillim fshtrave të veriut dhe banorëve atje. Gjatë aktivitetit u shfaq një dokumentar kushtuar Pier Paolo Ambrosit i cili rrëfen kur ishte gjallë rrugëtimin dhe eksperiencën e tij në Shqipëri për 30 vite me radhë.

Të pranishëm në këtë aktivitet në Fishtë të Lezhës ishte edhe familja e Pier Paolo Ambrosit, njëri nga djemtë e tij Gianluca përmes emocionesh dhe para shumë miqve të babait të tij tregon se Shqipëria është tashmë shtëpia e tyre.

Ana Carboni është tashmë koordinatore e VIS Albania duke vijuar misionin që nisi Pier Paolo Ambrosi në zonën e Kelmendit dhe Shkrelit për të ndihmuar banorët e asaj zone me projekte të ndryshme.

Gjatë këtyre 30 viteve Pier Paulo Ambrosi ishte ideator i 81 projekteve të realizuara në fusha të ndryshme si në atë të infrasktrukturës publike, vlerësimin territorial si dhe aktivitetet rekreative e rinore. Të rinjtë dhe arsimimi i tyre ishin projektet për të cilat Ambrosi punoi me se shumti por pa harruar asnjëherë edhe shtresat e tjera si fermerët dhe njerëzit e thjeshtë të cilëve u dha një shpresë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Artikulli paraprakTËRMET I FUQISHËM ‘SHKUND’ KRETËN NË GREQI, JA SA ISHTE MAGNITUDA
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVIMI I LIBRIT “POST-TRUTH”