Falja e namazit të Fiter Bajramit nga besimtarët musliman në Tiranë u bë në sheshin Skenderbej ndërsa morën pjesë me mijëra besimtarë musliman.
Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu përcolli mesazhin e tij duke thënë se askush nuk duhet të abuzojë që nga drejtuesit më të lartë të vendit deri tek qytetari më i thjeshtë.
Spahiu në fjalën e tij foli edhe për luftën në Ukrainë duke shpresuar që të mbarojë sa më shpejt.
Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit besimtarët musliman uruan njëri-tjetrin në këtë festë të shenjtë.