Urime te perzemerta ne kete dite te madherueshme per gjithe komunitetin musliman ka percjell edhe Myftiu I Shkodres Imam Muhamed Sytari pas perfundimit te vizitave zyrtare ne Xhamine e Parruces.

Myftiu Sytari uroi mbaresi dhe harmoni ne cdo familje si dhe respekt te ndersjellte fetar, kjo nje vazhdimesi e nje tradite te bukur ne kete qytet. Ne përfundim të muajit të Ramazanit, muaj i sakrificave, ku besimtarët muslimanë agjërojnë, për më shumë paqe, shëndet e dashuri ata në këtë ditë festojnë në familjet e tyre duke dhënë urimin, për një vit të paqtë dhe të begatë për të gjithë besimtarët në mbarë botën. Gjithashtu gjatë kësaj feste myslimanët japin shembullin më të bukur të bashkimit dhe unitetit Islam.