Presidenti Bujar Nishani ka uruar besimtarët për festën e Fiter Bajramit.
“Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen”, ka thënë Nishani në mesazhin e tij. Kreu i shtetit është shprehur se, “kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me pak më shumë shpresë e vullnet”. “Në këtë ditë madhështore ju dëshiroj shëndet, begati, ndriçim të shpirtit”, ka shtuar Nishani.
Majko: Bajrami u sjelltë më shumë mend politikanëve Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka bërë këtë të martë një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, me rastin e Fiter Bajramit. Në mesazhin e tij, përveç se ka uruar besimtarët, zoti Majko ka dhënë edhe një porosi për politikanët. “Të gjithë besimtarëve gëzuar! Ju sjelltë Bajrami shëndet e të mira, ndërsa ne politikanëve pak më shumë mend në kokë”, ka thënë Majko.