
Pas faljes së namazit në sheshin “Gjergj Kastrioti”, myftinia e Lezhës hapi dyert për festen e Fiter Bajramit.Autoritete të pushtetit vendor dhe përfaqësues të partive politike, bënë vizita dhe uruan besimtaret mysliman për këtë feste mjaft të rëndësishme për ta.
Fiter Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, ndërsa Lezha vijon të jetë shembull i shkëlqyer i harmonisë fetare mes komuniteteve që jetojnë në këtë rajon.