Ishte një selfie që ajo mendoi se vlente afro 43 mln dollarë. Katrina Bookman qëlloi në shenjë në një Apex në kazioninë Resorts World në Queens të SHBA-së.
Madje ajo bëri edhe një selfie me makinerinë ku dukej fitimi i saj 42,949,672 dollarë. Ky do të kishte qenë çmimi më i madh i fituar në një Apex në historinë e Shteteve të Bashkuara. “Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë. I gjithë trupi filloi të më dridhej,” tha Bookman për CNN. Por kur ajo u kthye të nesërmen për të zbuluar madhësinë e saktë të çmimit, një punonjës i kazinosë ‘shkatërroi’ entuziasmin e saj. “E pyeta: Çfarë fitova? Ai tha, “S’fitove asgjë,” tregon Katrina. Komisioni i Lojërave në shtetin e Nju Jorkut tha se makineria e Bookman ishte jashtë funksioni. Madje në të kishte një lajmërim që thuhej “Jashtë përdorimit” Megjithatë kazinoja i ofroi Bookman një darkë me biftek. “Mendova vetëm për familjen,” tha Bookman e zhgënjyer. Ajo u rrit me ndihma sociale dhe jeton me 4 fëmijët e saj pa bashkëshortin.