Portieri i Totenhemit dhe i Franëcs, Hugo Loris, është arrestuar ditën e sotme nga policia londineze, pasi është kapur duke i dhënë makinës i dehur.

31-vjeçari, u ndalua në një kontroll rutinë në orët e para të së premtes, raportohet të ketë qenë ora 02:30 e mëngjesit, dhe u vu re se ishte i dehur në timon.

Ai u dërgua në komisariat, dhe pasi kaloi 7 orë në një qeli, u lirua me kusht. Loris do të dalë para gjykatës së Uestminster, më 11 shtator, ku do të marrë edhe dënimin që e pret.

Një lajm aspak i mirë ky për klubin e Totenhemit, që vetëm këtë të hënë, ka një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Mançester Junajtid.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NDËR VENDET ME KONSUMIN MË TË ULËT TË ALKOOLIT NË BOTË
Artikulli tjetërITALIA EKSTRADON NË SHQIPËRI TRAFIKANTIN NDËRKOMBËTAR TË DROGËS