
Rezultatet pozitive të Vllaznisë ishin në fokusin e emisionit “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Komentet për futbollin ishin kryetema e këtij emisioni, ku të ftuar në studio ishin zv/trajneri i Vllaznisë, Bashkim Livoreka, analisti sportiv Kujtim Dervishi, dy trajnerët e futbollit, Edmond Doçi dhe Arbër Shytani, si edhe në lidhje direkte gazetari sportiv, Xhevdet Zekaj.
Emisioni në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.