
Fitorja e ekipit kombëtar të Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Serbisë është pritur me entuziazëm të madh edhe në qytetin e Lezhës.
Pas përfundimit të takimit, dhjetra tifozë kuqezi, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen në mënyrë të organizuar në lokale, dolën në rrugë për të festuar triumfin.Me flamuj kombëtarë dhe këngë patriotike, atmosfera festive përfshiu rruget kryesore të qytetit, duke kthyer Lezhën në një skenë të gëzimit dhe krenarisë kombëtare.






