Kombëtarja shqiptare ka humbur pikë dhe aktualisht renditet në vendin e 66-të në botë, sipas FIFA-s. Shqipëria ka humbur 3 vende në renditje, sepse në tetor gjendej në vendin e 63-të.

Shkak i kësaj rënie është se fitorja ndaj Andorrës nuk garanton shumë pikë në klasifikim meqë ajo renditet në vendin 155-të renditjes së FIFA-s. Ndërsa humbja 5-0 në Angli djeg shumë.

Kosova, nga ana tjetër, ka përmirësuar renditjen e saj, pasi tani gjendet në vendin e 111-të, dy vende më sipër se renditja e fundit. Kjo falë barazimit me Greqinë në transfertë. Për sa i përket kombëtareve të tjera, vendin e parë në renditje e mban Belgjika.

Artikulli paraprakZBULOHET PRANË TOKËS NJË COPËZ E HUMBUR E HËNËS
Artikulli tjetërKORONAVIRUSI/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT. JA SA RASTE DITORE NË 24 ORË