Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të rinjtë, mbështetur nga Bashkia Shkodër. Projekt idetë e tyre në fushën e turizmit dhe atë të kultivimit të bimëve dekorative u vlerësuan nga një komision i përbërë nga përfaqësues të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Bashkisë Shkodër dhe Dhomës së Tregtisë.

Përmes kësaj mbështetjeje financiare, Bashkia Shkodër synon të përkrahë të rinjtë e qytetit me plane të qëndrueshme biznesi, të cilët shfaqin aftësi për të mbijetuar në një treg konkurrues, përmes ideve në fushat e inovacionit, qasjes miqësore me mjedisin, turizmit dhe artizanatit.

Artikulli paraprakEKSPOZITA “EKRAN I FIKUR, FËMIJËT NË ZGJIM”
Artikulli tjetërHOMAZHE NË 81-VJETORIN E VRASJES SË VASIL SHANTOS