Fituesja e Gjeniut të Vogël Marjana Begu dhe motra e saj më e vogël e kanë filluar vitin e ri shkollor pa tekste. Kështu shprehet e ëma e vajzave, e cila thotë se si pasojë e vështirësive ekonomike e ka patur të pamundur t’u blejë libra 2 vajzave.
Pavarësisht se I përkasin një shtese në nevojë, Davë Begu thotë se nuk kanë patur asnjë mbështetje institucionale. Më parë, familja Begu nga lagjia Liria e qytetit të Shkodrës kanë bërë apel për strehim dhe mbështetje nga ana e institucioneve. Pavarësisht situatës së rënduar ekonomike me të cilën përballet familja, deri tashmë nuk ka patur asnjë mbështetje financiare apo institucionale.