
Pas tre dekadash emigracion, Ylli Ndreka me profesion mjek fizioterapist la Gjermaninë dhe u rikthye në Lezhë. Eksperiencen që e fitoi në Evrope vendosi ta sjellë në vendlindjen e tij, për ti shërbyer komunitetit ku lindi dhe u rrit .I vetedijshem për të ardhurat e pakta që do siguronte krahasuar me Gjermaninë, Ylli Ndreka thotë se rikthimi për të kontribuar për vendin ishte një endërr e tij.
I vendosur prej më shumë se 1 viti në Shqipëri, Ylli Ndreka thotë se ndjehet mire, por kërkon më teper mbështetje nga shteti që të krijojë sa më shumë lehtësira për emigrantet që rikthehen.
I apasionuar pas punës si mjek fizioterapist, Ylli Ndreka rrëfen se pacientet po i japin kënaqësi.Ata që e kanë njohur në Gjermani, bëjnë shumë km rrugë për të shkuar në Lezhë dhe trajtuar tek ai.
Në një kohë që të gjithë shohin si zgjidhje largimin nga vendi, Ylli Ndreka mund të konsiderohet si shembulli më pozitiv se përmes punës dhe përkushtimit edhe në Shqipëri mund të kesh një jetese të mire.