Sot u zhvillua edicioni I parë I sezonit të dytë “Ta tham n’Shkodër”, ku u përqendrua tek guximi dhe forcë e grave që kanë përballuar sëmundje të rënda, dhe këtë herë u nda historia frymëzuese e Fjona Bashit.
Në kuadër të muajit të tetorit rozë, u zhvillua një ngjarje e mbushur me emocione, reflektim dhe mesazhe të fuqishme. Fjona Bashi, një vajzë e re nga Shkodra, e cila ka përjetuar një betejë të vështirë me kancerin, ishte protagoniste e këtij eventi.
Fjona shpërndau me shumë guxim historinë e saj, duke ndarë me të pranishmit momentin e parë kur ka zbuluar sëmundjen.
Ajo theksoi se kontrolli i rregullt dhe diagnoza e hershme janë çelësi kryesor për të shpëtuar jetën. Me ndihmën e familjes, dhe besimit se çdo ditë ishte një mundësi për të luftuar, Fjona ka arritur të dalë fituese në këtë sfidë të madhe.
Në fund të takimit, Fjona doli me një mesazh shumë të rëndësishëm për vajzat dhe grate, që të mos kenë frikë të bëjnë kontrolle dhe të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë.
Pas ngjarjes, aktiviteti u mbyll me një pedalim rozë përgjatë qytetit të Shkodrës, të organizuar nga Bashkia Shkodër, duke simbolizuar solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha gratë që luftojnë me kanceri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKREMTIMET PËR FESTËN E “ZOJËS SË SHKODRËS”
Artikulli tjetër70-VJECARI QË VETË I MBJELL E VETË I SHET