Prej 10 ditësh, familja Simoni nga fshati Ças i Velipojës përballet me një situatë të rëndë sociale. Një zjarr i rrëmbyeshëm i mori gjithçka që kishin, duke i kthyer mundin e një jete në hi e gërmadha. Mark Simoni, kryefamiljari, tregon momentet e tmerrit kur flakët u përhapën me shpejtësi brenda pak minutash. Për fat të mirë, asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk pësoi lëndime fizike.

71 vjeçari thotë se shkak i rënies së zjarrit u bë një problem me rrjetin elektrik. Sipas kryefamiljarit dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Sot, pa një çati mbi koke dhe në kushte mjaft të vështira jetese, familja Simoni e përbërë nga 6 persona kërkon ndihmë urgjente nga autoritetet vendore, shteti dhe çdo person që ka mundësi t’u vijë në ndihmë për të rindërtuar jetën nga e para.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLAN I PËRBASHKËT MASASH PËR MENAXHIMIN E TRAFIKUT NË SHKODËR
Artikulli tjetërBAHÇALLEKU MES TRAFIKUT DHE PUNIMEVE