Ditën e sotme, rreth orës 16:10, në rrugën “Gjergj Legisi” në zonën e Laprakës në Tiranë, në banesën e shtetasit B.G., 90 vjeç, i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr.Si pasoje i moshuari ka vdekur në shtëpinë e tij, si shkak i flakëve dhe tymit.

Policia e Tiranës bën të ditur se sot ‘rreth orës 16:10, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesën e shtetasit Banush Guacaj, 90 vjeç i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr.
Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakëve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.Mesohet se90-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

 

Artikulli paraprakTENTOJNË TË VJEDHIN TË MOSHUARËN, DY TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërE PËRPLAS MAKINA, VDES DREJTUESI I BIÇIKLETËS