Flamur Çelaj e Edmond Zejno nga sot janë dy deputetët e rinj të Kuvendit.

Ata kanë zëvendësuar përkatësisht Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin, të cilëve u hoq mandati Zëvendësimi erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të mandatit për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilët u prekën nga ligji i dekriminalizimit, pasi ishin dënuar më herët dhe e kishin fshehur dënimin në formularin e plotësuar prej tyre.