Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas shpërthimit me eksploziv të një makinë në Vlorë, por edhe në një banesë në Gjirokastër.

Noka thotë se janë 11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv vetëm këtë muaj, ndërsa shton se gjithçka është vepër e bandave që ndihen të fuqishme e te paprekshme për shkak të lidhjeve me qeverinë. Paniku, sipas Nokës ka dëmtuar rëndë sigurinë e njerëzve, të biznesit dhe mban larg investimet e huaja në Shqipëri. Zgjidhja për Nokën është largimi i Ramës. “11 goditje ndaj jetes dhe ndaj prones me eksploziv vetem kete muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh ne vend, veper e bandave dhe grupeve kriminale qe ndihen te fuqishme e te paprekshme per shkak te lidhjeve me qeverine. Nje panik i vazhdueshem qe ka demtuar rende sigurine e njerezve, te biznesit dhe qe mban larg investitoret e huaj. 11 shperthime tritoli ne me pak se 4 jave, jane treguesi i qarte se krimi bashkeqeveris me Edi Ramen dhe sundon kudo ne vend.

Kjo qeveri po tregon se nuk eshte zgjidhja per rendin e sigurine .Ajo eshte kthyer ne vete problemin ..Cdo gje tjeter eshte estrade e propagande bajate, si ato me konkurs e veting per policine. Shqiptaret skane cfare presin me, duhet ta gjejne vete zgjidhjen. Rend e siguri ka vetem me largimin e Edi Rames” deklaron Noka.