Vllaznia shënon humbjen e katërt radhazi në kampionat duke u konfirmuar tashmë seriozisht si një prej ekipeve që rrezikon ndjeshëm rënien nga Superliga. Kuqeblutë humbën 2-0 në Vlorë përballë Flamurtarit vendas. Edhe pse Vllaznia krijoi disa raste, vlonjatët ditën që të finalizojnë më mirë. Në minutën e 19-të mbrojtësit e Vllaznisë nuk kuptohen dhe aty përfion Greca i cili nuk e ka të vështirë të çojë në rrjetë topin duke shënuar golin e parë. 3 minuta më pas Shtubina tenton me kokë por nuk shënjëstron siç duhet. Chadadze për vlonjatët në minutën e 34 provon por goditja e tij nuk ka fuqinë e duhur.

Portieri Halili shpëton Flamurtarin nga një gol i sigurtë kur Bardulla jep një gjuajtje nga largësia. Mbrojtja e Vllaznisë gjendet e befasuar nga një krosim i shpejtë në minutën e 42 që gjen të pambuluar Chadadze i cili fare pranë portës realizon me kokë golin e dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-0. Në pjesën e dytë nuk mund të flitetmë për futboll por vetëm për lojë force. Një rebesh shiu pengon futbollistët që të shfaqin anën e tyre më të mirë. Sapo nis pjesa e dytë Telushi për vendasit tenton me një goditje dënimi por grushton portieri i Vllaznisë. Në minutën e 59 Nexhipi shfaqet rrezikshëm nga një pozicion diagonal për vlonjatët. Shtubina provon nga largësia por gjuajtje e tij pritet lehëtësisht nga Halili. Vllaznia ka mundësinë më të mirë por goditja e Sefës nuk përfundon në rrjetë. Ka rrëmujë në zonën e Flamurtarit në minutën e 79 por Vllaznia nuk përfiton. Ndeshja mbyllet me dy mundësi radhazi për Ylli Hoxhën e Flamurtarit. Pjesa dytë pati edhe 4 karton të verdhë kjo si shkak i terrenit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Vllaznia merr kështu humbjen e katërt duke vështirësuar më tepër situatën në kampionat.

Artikulli paraprakNga Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 21.09.2015