Kryeministri Edi Rama është ndalur tek aeroporti i Kukësit, ndërsa iu ka kthyer përgjigje zërave skeptikë se ai ishte hapur vetëm për fushatë elektorale.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama thekson se nga 15 korriku do te nisin nga puna disa linja, ndersa ka nxjerrë dhe çmimet e biletave për linjat Kukës-Zyrih dhe anasjelltas, si dhe për në Stamboll.

MESAZHI I RAMËS
🔴 Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit😍
Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti✌️
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT, MSH RAPORTON NJË HUMBJE JETE DHE 11 RASTE TË REJA
Artikulli tjetërPËRFAQËSUESJA MË E LARTË E SHQIPËRISË NË KËTË SESION, MINISTRJA XHAÇKA VOTON NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB