Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin është takuar në orët e para të ditës me kryeministrin Rama në zyrën e këtij të fundit.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Diskutimi u fokusua tek Reforma në Drejtësi, teksa të enjten pritet të votohet në Parlament drafti me ndryshimet kushtetuese.