Në një intervistë për televizionin News24, ai flet për jetën, politikën, familjen dhe kujtimin për të atin të konsideruar si “pishtari i demokracisë”.

Teksa aktualisht ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor, ai tregon nëse do të hyjë edhe ai në rrugën e politikës një ditë.

“Unë jam shumë besimtar në zot, dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëj sa më shumë mirë sepse merr ato që jep. Unë politkën e shoh si një aspekt të jetës ku ty realisht të jepen mundësi në dorë për të ndikuar në jetët e njerëzve dhe për të marrë me vete një pasuri që s’merret me vete në varr por vepra të mira”- u shpreh Azemi.

Në këtë rrëfim të rrallë i vogli i familjes Hajdari foli për familjen dhe projektet e reja dhe angazhimet në politikë.