Ka shpëtuar dy gra, një fëmijë dhe 1 burrë. Astrit Vlashi është banori I Kurbinit I cili sapo është njoftuar për tërmetin e të martës në orët e para të mëngjesit është nisur drejt Thumanës për të ofruar kontributin e tij në shpëtimin e personave nën rrënoja. Astriti tregon se si ka shpëtuar 4 persona ku mes tyre edhe një fëmijë.

Astriti tregon edhe për vështirësitë që ka patur në orët e para të mëngjesit ku akoma nuk kishin mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit.

Astrit Vlashit ka rënë në sy edhe te ekipeve të kërkim shpëtimit të cilët kanë pranuar kontributin e tij vullnetar për shpëtimin e personave nga bllokuar nën rrënojat e 3 pallateve në Thumanë. Rasti i astrit vlashit është vërtet rasti i njerëzve të padukshëm pas të cilëve fshihet një zemer dhe sakrificë e madhe