Florian Marku ka folur pas fitores së madhe në Londër ku bëri krenar të gjithë shqiptarët. Me titullin e IBF-së në krah dhe tashmë një kampion bote, Marku tha se e kanë nënvlerësuar, por ka sakrifikuar shumë për këtë sport, prandaj dhe mundi një kundërshtar në majë. I emocionuar, Marku tha se pret fëmijën e parë, ndërsa tha se ky brez shkon për gjithë shqiptarët dhe gruan që është shtatzënë.

“Urime Maksim, ishte një kundërshtar i vështirë, ai ishte i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij. Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, ndaj mbaja distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte.

Mesazhi që dërgoj është se me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri në boks, të gjithë më nënvlerësonin se thoshin që jam një kikbokser dhe më shihni ku jam sot.

Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjitëh shqiptarët që më kanë mbështtur dhe për gruan time që është shtatzënë”, u shpreh Florian Marku.

Artikulli paraprakINVESTIMET E HUAJA, 463 MLN EURO/ INVESTIMET NË SHQIPËRI, NGA HOLANDA, ITALIA, TURQIA DHE FRANCA
Artikulli tjetërTRIUMFI I BOKSIERIT FLORIAN MARKU, BASHA: BRAVO SHQIPE! SOT U NGJIT NË MAJA BOTËRORE