Flota e parë shqiptare nis misionin 2 mujor në Egje

 

Flota ushtarake e forcave shqiptare të armatosura, Oriku i bashkohet misioneve ndërkombëtare në kuadër të aleancës së NATO-s. Familjarë të anëtarëve të ekuipazhit të Orikut, përcollën të afërmit në misionin dy mujor ne Egje. Nën bekimin e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, “Oriku” me ekuipazh prej 21 personash u nis nga porti i Durrësit, në misionin ushtarak, ku do jetë nën komandën e ushtarakëve holandezë. Kodheli: Prania përkrah aleatëve kundër trafikut njerëzor në detin Egje, është edhe një detyrim për qytetarët tanë. Mesdheu është shndërruar në një nga zonat më të rrezikshme të trafikut drejt Evropës dhe trafikantët po përfitojnë mbi jetët njerëzore. Ne po shkojmë në Egje që të luftojmë trafikantët sa më parë dhe sa më pranë origjinës së tyre. Anija luftarake Oriku parashikohet të jetë në mision krahas dy aleatëve strategjik, siç i cilësoi ministrja e mbrojtjes Greqinë dhe Turqinë.

Artikulli paraprakMOZAIKU I NENE TEREZES NE MUZEUN E KOSOVES ,PER GUINNES
Artikulli tjetërFSHF LETER E HAPUR TIFOZEVE KUQ E ZI:RIKTHEHUNI NE STADIUME