Me të ardhur stina e verës, kjo është panorama që të ofrohet në pikën e përbashkët të kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër .

 

Automjete që presin në mes të nxehtit, për të dorëzuar dokumentacionet e tyre. Ndërkohë që kanë një orë që qëndrojnë në radhë, ata shprehen se kjo situatë është e padurueshme duke thënë se në asnjë vend të Europës nuk ndodh kështu.

 

Pavarësisht se janë shtuar kapacitetet, në fundjave fluksi vijon të ngelet I lartë. Vetëm dy ditët e fundit numri I hyrjeve arrin në shifrën 2323, ndërsa ai I daljeve shënon 4283 shtetas. Ndërsa për automjetet shifra arrin 787 ndërsa ajo e daljeve 1160 automjete.

 

Ndërkohë për policinë kufitare pritja për rreth gjysëm ore në doganë është normale. Dy ditë më parë ministri I brendshëm Fatmir Xhafaj dha urdhër që të eliminohen radhët në këtë pikë doganore, megjithatë mbetet për tu parë nëse ky vendim do të gjejë zbatim.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMilot ,gruaja vret burrin me pistolete ne mes te tregut
Artikulli tjetërKU TË KALOJNË QYTETARËT!